Kronikë

Muzika folklorike gjallëron Vlorën për 3 ditë, 300 artistë nga rajoni e bota performojnë në qytetin bregdetar

15 Qershor 2021, 19:51| Përditesimi: 15 Qershor 2021, 20:05

  • Share

Për tre ditë me radhë muzika folklorike dhe kostumet tradicionale, gjallëruan rrugët dhe zonën historike të qytetit të Vlorës.

Aulona Inter Folk Festival, mblodhi në qytetin bregdetar rreth 300 artistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët sollën për publikun shqiptar dhe të huaj traditat e vendeve të tyre.

Ky edicion u realizua në çelje të sezonit turistik veror.

“Jemi në edicionin e 13 të Aulona folk festival. Kemi një vit të stopuar për shkak të pandemisë. Po takohemi me qytetarët vlonjat, spektatorët. Është festivali që bën bashkë artin dhe trashëgiminë e vendeve të ndryshme të botës. Kanë ardhur krahas grupeve shqiptare edhe ansamble nga rajoni dhe bota. Vlora do gjallëroje nga ritmet e valleve dhe ngjyrat e kostumeve. Do kemi paradë kostumesh. Për herë të parë ky festival do bëhet pjesë e infrastrukturës së re në këtë qytet”, tha Drejtor i Aulona Inter Folk Festival, Sokol Gjokoli.

Ansambli ‘Gpjus’ nga Lituania, u shpall fitues i edicionit të 13 të këtij festivali ndërkombëtar të folkut.

“Fitues i edicionit të 13 të Aulona Folk Fekstival, ansambli ‘Gojus’ Lituani”, u shpreh kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?