'Rock' në Opera! Muzika e 'Queen' ngre publikun në këmbë! Artistët italianë dhurojnë spektakël me Orkestrën dhe Korin e Teatrit!

22 Janar, 15:30| Përditesimi: 22 Janar, 15:46

  • Share

Tirane- Magjia e grupit “Queen” ‘pushtoi’ këtë fundjavë skenën e Teatrit të Operas. 40 albume të publikuar, 300 milionë kopje të shitura e mbi 707 koncerte live

Me sallën e tej mbushur këngëtari italian Antonello Carozza  erdhi në rolin e liderit të grupit Freddie Mercury, duke e përqendruar performancën tek vokali dhe duke qëndruar brenda identitetit të tij.

Shpirti i grupit “Queen” u përcoll me mjeshtëri nga dirigjenti italian Roberto Molinelli, që pavarësisht gjuhës, lidhi lehtësisht ura komunikimi me publikun.

Nuk munguan as batutat, si në prezantimin e muzikës së hitit të Queen “To much love will kill you”

Orkestra Simfonike dhe Kori i Teatrit të Operas, plotësuan performancat e Carozza-s, ku edhe publiku ishte pjesëmarrës.

U interpretuan këngë  hite si“We are the Champions”, “We will Rock you”, “The show must go on” e natyrisht “Bohemian Rhapsody”

Transformimin i skenës së “Operas”, për një koncert ‘rock’ të muzikës së “Queen”  pati si përgjigje ovacionet e spektatorëve.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?