Muzhaqi: Suksese dhe mbarësi për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë

11 Shtator 2023, 18:16| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 18:18

  • Share

1694449062_Muzhaqidita1.JPG
Në ditën e parë të shkollës, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u uroi të gjithë fëmijëve dhe të rinjve anë e mbanë, një vit të suksesshëm dhe të mbarë shkollor.

“Suksese dhe mbarësi për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë!”, tha Muzhaqi duke shtuar se Programi i Kodimit në shkolla do të vijojë të jetë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve të klasave të para.

Ndër të tjera, ministrja Muzhaqi shprehet se tashmë edhe shkollat jopublike do mund të përfshihen në Programin e Kodimit në Shkolla, duke filluar me klasën e parë, realizuar kjo falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare dhe AADF, e cila do t’u sigurojë të gjitha shkollave jopublike që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij programi, akses në platformë, trajnim për mësuesit dhe kurrikulën për t’u bashkuar në këtë program.


Lajmi kryesor:

Nis viti i ri shkollor, rreth 29 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës për herë të parë! Në Tiranë sërish mësim me turne


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?