Bora Muzhaqi

Muzhaqi: Panaire edukimi, trajnimi dhe punësimi për të rinjtë në çdo qark! Së shpejti në Vlorë, Shkodër dhe Tiranë

13 Tetor 2023, 16:55
  • Share

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, në kuadër të nismës së ndërmarrë, “Panaire në çdo qark”, njoftoi ditën e sotme për tre panaire të njëpasnjëshme në Vlorë, Shkodër dhe Tiranë për informimin e të rinjve me mundësi arsimi të mëtejshme, trajnime dhe mundësi punësimi reale në secilin prej qyteteve ku do të zhvillohen panairet.

Më parë, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka organizuar panair në Kukës dhe Sarandë, nga ku rreth 50 organizata, institucione dhe biznese njohën të rinjtë me mundësitë që ata ofrojnë për edukim, arsim dhe punësim në qytetin e Kukësit dhe Sarandës, por jo vetëm, në përputhje me qëllimet dhe profesionet e të rinjve, por edhe me kërkesat e tregut të punës.

Kjo nismë vjen në kuadër të qëllimit të dytë të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, mbështetet dhe nxitet novacioni rinor dhe rritja e aftësive dhe profesionalizmit të të rejave dhe të rinjve përmes edukimit cilësor në TIK dhe fusha të tjera të zhvillimit digjital duke rritur dhe përmirësuar kështu mundësitë për të hyrë në tregun e punës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?