Muzhaqi në Korçë: Panair trajnimi dhe punësimi në çdo qark, mundësi për të rinjtë

27 Nëntor 2023, 14:38| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 14:40

  • Share

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka vijuar me nismën e saj “Panair Edukimi, Trajnimi dhe Punësimi në çdo qark, në kuadër të së cilës ka qenë këtë herë në qytetin e Korçës.

Në fjalën e saj përshëndetëse ministrja Muzhaqi ftoi të rinjtë e pranishëm të marrin më të mirën nga ky panair dhe ta shfrytëzojnë atë për të përmirësuar jetesën e tyre.

E shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Korçë, Ministrja Muzhaqi vizitoi çdo stendë për të siguruar që të rinjtë po njihen me oferta të denja lokale dhe kombëtare.

Në panair ishin mbi 30 aktorë që njohën të rinjtë e zonës me mundësi edukimi, trajnimi dhe punësimi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?