Bora Muzhaqi

Muzhaqi: Mbyllen aplikimet për anëtarë për Këshillin Kombëtar Rinor, vijon procesi i votimet për përzgjedhjen e kandidatëve për mandatin e dytë

27 Shtator 2023, 16:49| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 16:56

  • Share

Thirrja për aplikimet për anëtarë të Këshillit Kombëtar Rinor u hap përgjatë muajit korrik dhe u mbyll më 8 shtator. Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mirëpriti më 25 shtator 15 nga 42 aplikantët e thirrjes për anëtarë të Këshillit Kombëtar Rinor.

“Teksa po bisedoj me të gjithë ju, mora dhe njëherë konfirmimin që të rinjtë tanë janë energjikë, këmbëngulës, aktivë në fusha të ndryshme të rinisë, por mbi të gjitha shfrytëzojnë çdo mundësi dhe burim për të qenë sa më afër bashkëmoshatarëve të tyre dhe për të përcjellë zërin e nevojat e tyre në institucionet përkatëse", tha ministrja Muzhaqi.

Këshilli Kombëtar Rinor funksionon si një organ këshillimor pranë ministrit përgjegjës për rininë, duke sugjeruar dhe ofruar një panoramë më të gjerë rreth politikave rinore dhe nevojave të të rinjve anë e mbanë vendit. Komisioni i certifikimit ka përfunduar procedurat për vlerësimin e dokumentacionit të secilit prej aplikantëve dhe aplikantët e suksesshëm do të votohen më pas nga organizatat rinore/ dhe ose për të rinjtë për të përzgjedhur 14 përfaqësuesit për mandatin 2 vjeçar të ardhshëm, që do të jenë zëri i të rinjve pranë nivelit qendror të politikëbërjes për dy vitet e ardhshme.

Më shumë informacion për kandidatët në këtë link

Link-u i votimit për anëtarë nga Këshillat Studentorë

Link-u i votimit për anëtarë nga organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?