Foto e një qytetari duke u vaksinuar

Bota

Muzetë në Britaninë e Madhe dhe Itali i bashkohen ‘luftës’ me COVID-19, shndërrohen në qendra vaksinimi masiv

6 Prill 2021, 16:12| Përditesimi: 6 Prill 2021, 16:22

  • Share

Në një kohë kaq të vështirë që po përjetojmë, solidariteti dhe dashuria janë “armët” tonë më të forta në luftën me COVID-19.

Në kuadër të zgjerimit të fushatës së vaksinimit Britania e Madhe dhe Italia, kanë shndërruar muzetë e artit dhe kulturës në qendra të vaksinimit masiv.

Në kryeqytetin britanik, muzeu i Shkencës, Dudley's Black Country Living dhe disa muze të tjera tashmë kanë vaksinuar qytetarët e parë.

E njëjta procedurë po zhvillohet edhe në Itali nga veriu ne jug duke shfrytëzuar çdo hapësirë për të zgjeruar fushatën e vaksinimit.  

Rajoni i Napolit është një ndër më të “ndërgjegjësuarit” për këtë nisëm pasi shumë nga muzetë, tashmë janë qendra vaksinimi.

“Muzetë e para në botë kanë qenë spitale. Tani dëshirojmë t'i kthejmë në favorin tonë duke i bërë të disponoheshe për planin kombëtar të vaksinimit.”, tha drejtori i një muzeu.

Përveç muzeve, në Itali, teatret e shfaqjeve të modës së Armani, Prada dhe Gucci, janë shndërruar gjithashtu në qendra vaksinimi me qëllim për të ndihmuar sado pak presionin mbi sistemit shëndetësor.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?