Muze, kala e parqe me vetëm një vizitor në ditë! Shifrat për institucionet e trashëgimisë kulturore, në tre muaj vetëm 40.886 vizitorë në të gjithë vendin

14 Prill 2022, 17:14| Përditesimi: 14 Prill 2022, 17:34

  • Share

Institucioneve të trashëgimisë kulturore, do t’u duhet të krijojnë platforma nxitëse e  kreative për t’u rimëkëmbur, sa i përket vizitueshmërisë...

Ndonëse, pas heqjes së kufizimeve, ministrja e Kulturës Elva Margariti, vë në dukje rritjen e numrit të vizitorëve në Muze në raport me dy vitet e fundit pandemikë, tremujori i këtij viti me 19 mijë e 52 vizitorë, ka 6864 vizitorë më pak, krahasuar me shifrat e 2019-ës të publikuara nga INSTAT.

Më kritike situata është në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë me 162 vizitorë e 25 mijë lekë në arkë gjatë muajve janar-mars, ndërsa Muzeu Arkeologjik i Korçës, me dëmet në objekt, ngec në 102 vizitorë, pra mesatarisht 1 vizitor në ditë...

Më e thellë është diferenca e numrit të vizitorëve sa i përket Kalave e Monumenteve të tjera. Ndonëse në vitin 2019 për tremujorin e parë ka pasur 18 mijë e 518 vizitorë, për të njëjtën periudhë gjatë këtij viti janë 8326 vizitorë. Numri i vizitorëve në kalatë e Portopalermos, Kaninës, Himarës etj. , nuk e kalon mesataren e një vizitori në ditë.

Janë 6373 vizitorë më pak në parqe në tremujorin e parë të 2022-shit krahasuar me 2 vite më parë, por ajo që bie në sy është numri i ulët i vizitorëve në Parqe si ai i Orikumit, Antigones apo Amantias me vetëm 6 vizitorë për 3 muaj.

Të përkthyera në vlerë monetare, 40 886 vizitorë që shkuan në institucionet tona të trashëgimisë kulturore, i shtuan arkës, 10 837 320 lekë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?