Foto ilustruese

Bota

Mutacionet e COVID/ Shkencëtarët: Do na nevojiten vaksina të reja brenda një viti

30 Mars 2021, 16:54| Përditesimi: 30 Mars 2021, 16:56

  • Share

Planeti mund të ketë një vit kohë ose më pak, para se vaksinat e gjeneratës së parë Covid-19 të jenë të paefektshme dhe të duhen formulime të modifikuara, sipas një studimi të epidemiologëve, virologëve dhe specialistëve të sëmundjeve infektive.

Shkencëtarët kanë theksuar prej kohësh se një përpjekje globale e vaksinimit është e nevojshme për të neutralizuar kërcënimin e Covid-19. Kjo për shkak të kërcënimit të variacioneve të virusit, disa më të transmetueshëm, vdekjeprurës dhe më pak të ndjeshëm ndaj vaksinave, që po shfaqen.

Sipas "The Guardian", parashikimi i zymtë i një viti ose më pak vjen, vjen pas një ankete, ku u përgjigjën 77 shkencëtarë nga 28 vende.

Gati një e treta e të anketuarve treguan se afati kohor ishte me gjasë nëntë muaj ose më pak.

Sipas tyre, fakti se në shumë vende të varfra, vaksinimi po ecën me ritme shumë të ngadalta, apo nuk ka filluar akoma,  shton rrezikun për shfaqjen e mutacioneve rezistente ndaj vaksinave.

"Në qoftë se nuk vaksinojmë botën, ne e lëmë fushën e lojës të hapur për gjithnjë e më shumë mutacione, të cilat mund të shkatërrojnë variante që mund t'i rezistojnë vaksinave tona aktuale", shprehen shkencëtarët.

Ndërkohë Covax,  iniciativa globale që synon t'i kundërvihet të ashtuquajturit nacionalizëm vaksinash, shpreson të jetë në gjendje të furnizojë të paktën 27% të popullsisë së vendeve me të ardhura më të ulëta me vaksina deri në fund të vitit 2021, që sipas shkencëtarëve nuk është e mjaftueshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?