Anduena Qefalia dhe Vangjel Dule

Politikë

Muslimanët denoncojnë skandalin në PD: Basha ka urdhëruar që votat e kandidates me shami t'i kalojnë Vangjel Dules

22 Prill 2021, 16:55| Përditesimi: 22 Prill 2021, 17:01

  • Share

TIRANË- Zgjedhjet e 25 Prill janë të parat që populli do votojë për partinë, por edhe për kandidatin e preferuar, prandaj lufta brenda llojit në subjektet politike ka shpërthyer fort. Një skandal i ri ka lindur sot në Partinë Demokratike. Komisionerët e KZAZ që do numërojnë votat e kandidatëve për deputet janë porositur që votat për kandidaten muslimane me shami Anduena Qefalia e cila është e 29 në listat e deputetëve të numërohen për llogari të Vangjel Dules që është i 11-ti, por mund mos siguroj dot vota personale.

 Luzim Basha ka keq përdorur xhematin musliman duke i premtuar që do nxjerr deputet Anduena Qefalinë një besimtare e devotshme që gëzon respektin e komunitetit musliman me qëllim të vjeli vota, por e ka vendosur në lista humbëse të 29 ndërkohë që në Tiranë s’mund dalin më shumë se 18 mandate. Ndërkohë në lista të sigurta ka vendosur kreun e minoritetit grek Vangjel Dule, por që ka probleme me demokratët se nuk e votojnë. Për të mos e rrezikuar aleatin e tij Vangjel Dule, është urdhëruar nga Lulzim Basha kalimi i votavo të komunitetit musliman për Anduena Qefalinë që t'i kalojnë në llogari të kreut PBDN, Dule.

Konisionerët kanë informuar menjëherë xhematin e xhamisë së "Dine Hoxhës" dhe ata të shqetësuar kanë informuar median dhe e kanë trajtuar si një prerje bese për herë të dytë: E para që u vendos e 29 në listë humbëse përfaqësuesja e tyre dhe e dyta që votat e muslimanve do i kalojnë kreut grek i cili do garojë edhe ai në logon e Partisë Demokratike. Besmitarët janë ankuar në forume dhe kanë kërkuar ndihmën e medias./Lexo.al

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miri: 23/04/2021 06:20

    Anduena Qefalia nuk eshte e respektuar ne mesin e muslimaneve. Ajo njihet si personi qe spiunoi te Emiratet Arabe miqte e saj ne gjysem henen e kuqe si anetare te vellazerise muslimane dhe per kete ata u hoqen nga puna. Vete Anduena eshte debuar nga puna per gjysem henen e kuqe te Emirateve pasi edhe vete emiratasit nuk e donin me. Ajo u fut per kandidim ne zgjedhje ne vendin e 29 per te marre votat e xhamive dhe kaluar Bashes dhe Dules. Megjithate ajo nuk njihet aspak brenda komunitetit musliman. Disa vite me pare ka hequr edhe shamine dhe nxjerrja e saj sot me shami behet per te marre votat e muslimaneve naive per islamofobet e Lulzim Bashes njerez qe nga Dule, Gjekmarkaj, Mesila Doda etj.

    Përgjigju
  • Musliman: 23/04/2021 01:57

    Po çfarë rrene amatore! Hajde sajesë hajde. Dikur thanë se votat e Idrizit do ti marrë Dulja tani sajuan këtë gjënë tjetër! Kjo sajesa e xhematit të Dines ishte qershia mbi tortë e gënjeshtrës. Pse nuk tregoni burimin dhe kush janë këta që paskan denoncuar?! E gjitha fund e krye është një sajesë, një mashtrim idiot. Nëse jeni njerëz me parime mos e fshihni këtë koment.

    Përgjigju
  • Beni: 22/04/2021 17:53

    O Besimtaret e xhamise Dine Hoxha,hani buken e turkut e boni duan e grekut.Bravo,jua futi Luli bukur.

    Përgjigju
  • Ben: 22/04/2021 17:12

    Basha pa bythe pa shtylle pa bole.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?