Periferi

Muskujt e kryetarit të PD-së dhe forca e logjikës

14 Janar 2020, 13:12| Përditesimi: 14 Janar 2020, 13:14

  • Share

Roli i kryetarit të Partisë Demokratike në gjithë muajt para protestave, përgjatë dhe pas protestave dukej si ai i gladiatorit të brishtë, të vendosur në qendër të një arene e të yshtur nga njerëz jashtë çdo logjike që i ulërisnin: "Ti je gladiator, vrite luanin!" Edhe ai e besonte këtë: "Unë jam gladiator. Unë do ta vras luanin!", sikur mendonte.

Eshtë e drejtë që shumë shqiptarë do të donin të kishin në krye të opozitës një "gladiator", por realiteti është ndryshe. "Muskujt" e opozitës shqiptare janë drobitur nga vite të gjata pushteti, korrupsioni, punësh të bëra disa mirë e disa shumë keq, pasojat e të cilave ndjehen edhe sot e kësaj dite. Një realitet i tillë është i dukshëm, i prekshëm për shumë, por jo për manipulues situatash nëpër studio televizive apo rrjete sociale. Për ta, lideri i PD-së, me doping, me iluzione, me të pavërteta, duhej të dukej gladiatori plot muskuj në arenë, pavarësisht si ishte në të vërtetë, pavarësisht se si e shihnin njerëzit.

Por kaluan, ditë, muaj, viti. Ndoshta Basha e mati vetë realisht forcën e muskujve, ndoshta dikush nga ndërkombëtarët ia tregoi dhe dalëngadalë po kthehet të rianomojë forcën e logjikës. Manipuluesit vazhdojnë të bërtasin e të kërkojnë: Basha, vrite luanin, o tradhëtar!

Shumë mendojnë se në politikën shqiptare është akoma koha e arenave, e ringjeve të forcës. Disa vazhdojnë me vrazhdësinë dhe alogjikën e debateve dhe propozimeve. Disa nuk ndjekin në diskurset publike sensin e natyrshëm të zhvillimit të ngjarjeve dhe kërkojnë të lundrojnë kundër rrymës. Por që të fitosh apo triumfosh në lundrimin kundër rrymës duhet të jesh gjeni i argumentit, gjeni i marrjes së zemrave, si ata gjenitë që kanë bërë historinë e botës; e meqë nuk kemi të bëjmë me një rast të tillë rruga më e thjeshtë, e dobishme, e padiskutueshme mbetet jo ajo e muskujve, por ajo e logjikës.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 14/01/2020 18:43

    Po cfar gladiatori thua per Bashen? Ai dy lek byth ka dhe shalet te ngjitme sikur di nxjerr...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?