'Beteja' në kafaz me Zuckerberg, Elon Musk i kërkon Melonit një vend 'epik' për 'luftën'

11 Gusht 2023, 19:33| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 19:39

  • Share

Pronari i platformës së medias sociale Twitter, Elon Musk, i ka kërkuar kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, një vend epik italian për të zhvilluar “ndeshjen e kafazit” me drejtorin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckerberg.

Musk shkroi në platformën e tij Twitter të premten se ai kishte folur si me Melonin ashtu edhe me ministrin e saj të Kulturës Gennaro Sangiuliano.

“Ata kanë rënë dakord për një vend epik”, ka shkruar ai pa treguar vendodhjen se ku do të zhvillohet kjo gjë.

Ata që spekulojnë se dy nga njerëzit më të pasur të botës do ta luftojnë atë si luftëtarë të lashtë në Koloseun në Romë, duhet të mendohen sërish.

“Nuk do të zhvillohet në Romë. Ne po mendojmë se si të organizojmë një ngjarje të madhe bamirësie dhe historike duke respektuar dhe mbrojtur plotësisht vendet”, tha Sanguiliano, duke shtuar se kishte një “bisedë të gjatë dhe miqësore” me Musk.

Musk shkroi në Twitter se lufta do të menaxhohet nga ai dhe Zuckerberg. Ndërsa zyra e kryeministres italiane, Meloni nuk kishte asnjë koment për këtë gjë.

Ministri italian i kulturës tha se kishte plane "për të dhuruar një shumë të madhe, shumë miliona euro, për dy spitale të rëndësishme italiane të fëmijëve".

Elon Musk në faqen e tij të mediave sociale, tha se "të gjitha të ardhurat shkojnë për veteranët".

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?