Mushkëria e Vlorës ’lëngon’, pylli i Sodës drejt shkatërrimit! Ambientalisti: Pylli drejt plakjes, nuk duhet ta humbasim!

11 Nëntor 2023, 12:50| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 13:03

  • Share

Pylli i Sodës që njihet si “mushkëria e qytetit të Vlorës” prej vitesh është lënë në degradim. Kudo gjen pisha të prera e të thara, ndërsa ende nuk ka asnjë plan pyllëzimi për pemë të reja. Si qytetarët ashtu dhe ambientalistët shprehen të shqetësuar pasi bashkia nuk e mirëmban këtë hapësirë të gjelbër.

I krijuar për të qënë mushkëria e qytetit pamjet që ofron pylli sodës lënë për të dëshiruar. Kudo shikon dru të prerë nga dora e njeriut por edhe nga natyra…

Biologu Simo Ribaj në intervistë për Report tv tha se e vetmja gjë që mund ta shpëtojë “mushkërinë e Vlorës” është mirëmbajtja.

:Ky pyll është krenaria jonë, ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin e banorëve. Pylli pastron ajrin e qytetit, do më tepër vëmndje do mirëmbajtje. Mirë është të shtohen sa më shumë aktivitetet humane. Kur ka ngjarjse ekstreme të tymit të mbetjeve urbane, duhet edhe më shumë vëmendje. Ky pyll është në plakje dhe drejt rënies do vëmëndje që të mos e humbasim,- është shprehur Ribaj.

Banorët thonë se pishat e thara apo të prera duhet të zëvendësohen me pemë të reja.

"Ka qënë më I bukuri, më I miri tashmë është shkatërruar. Kështu s’ka qënë kurrë. Disa pisha të vogla janë të mira, por duhet të mbillen të tjera prapë,- është shprehur një qytetar i Vlorës.

"Pylli sodës ka qënë një mrekulli, por u shfars nga njeriu dhe natyra. Gjynah I madh sepse është mushkëria e Vlorës. Njerëzit e presin për dru, s’kanë më ndërgjegje,- ka shtuar një tjetër.

Prej vitesh, pylli i Sodës me sipërfaqe 500 hektarë vijon të degradojë dhe ende nuk duket të ketë plan shpëtimi nga Bashkia e Vlorës.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • flori: 12/11/2023 04:00

    pritni ato peme qe jane ndertuar dhe mbillni peme te reja pishe po aty...

    Përgjigju
  • Soni: 11/11/2023 17:11

    Shteti per pyjet duhet te jete me i repte sic jane. ne gjithe boten vetem ligji dhe bashkia duhet te mbjelli fidane te reja dhe donatore te tjere duhet te mbjellin dhe ti zhdukin lokalet buze pyeve se ata jane shkaterimi numer 1 Vetem Envere Hoxha ja ujdiste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?