Musaka me perime dhe beshamel nga zonja Albana

3 Qershor, 13:09| Përditesimi: 3 Qershor, 13:11

  • Share

Musaka me perime dhe beshamel

Përbërësit:

  • 1 fk vaj ulliri
  • 2 qepë
  • 4 thelpinj hudhër
  • 500 gr mish i grirë
  • 3 domate
  • 2 patëllxhanë
  • 2 kunguj
  • 2 patate
  • 1 majë luge sheqer
  • 1 majë luge kanellë
  • Kripë, piper
  • Borzilok

Beshameli:

  • 2 lgj gjalpë
  • 2 lgj miell
  • 4 gota qumësht
  • 250 gr djathë i grirë
  • Kripë, arrë myshk

Përgatitja:

Në një tenxhere kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë hudhrën dhe më pas mishin e grirë. Presim domatet në kubikë të qëruara nga lëkura. Shtojmë me domatet kanellën, kripën dhe piperin. I lemë të thithin lëngjet. Me thikë pastrojmë patëllxhanin nga lëkura një jo një po. I vendosim në ujë me kripë për 15 minuta, më pas i kullojmë, i presim në rondele dhe i skuqim. Në po atë yndyrë skuqim pak kungujt dhe patatet. Shtrojmë shtresën me patëllxhanë, më pas kungujt dhe kimën dhe ne fund patatet me kimë. Beshamelin e realizojmë në një tenxhere ku kaurdisim gjalpin me miellin. I shuajmë me qumësht dhe më pas rregullojmë shijen me kripë, arrë myshk dhe djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius dhe e servirim pasi tava të jetë ftohur dhe mpiksur mirë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?