Musaka me patëllxhanë nga zonja Albana

8 Nëntor 2022, 09:58| Përditesimi: 8 Nëntor 2022, 10:00

  • Share

Musaka me patëllxhanë

Përbërësit:

  • 1 kg patëllxhanë
  • 500 gr mish i grirë
  • 1 qepë e thatë
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 spec i kuq
  • 3 lgj salcë domate
  • ½ fç verë e kuqe
  • ½ lç kanellë
  • Kripë, piper
  •  
  • Për beshamelin:
  • Qumësht
  • Niseshte
  • Gjalpë
  • Vezë
  • Arrë moskat

Përgatitja:

Fillimisht vendosim në ujë me kripë patëllxhanët për 1 orë. Më pas largojmë ujin dhe i marinojmë, i vendosim në një tavë me letër pjekje në furrë për 20 minuta.

Ndërkohë kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me mishin e grirë. Shtojmë hudhrën e shtypur dhe pak kripë. Pasi mishi i grirë është kaurdisur mirë dhe ka përthithur të gjitha lëngjet e shuajmë me pak verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates, kanellën, specin e kuq të grirë imët, kripën dhe piperin. E lemë kimën të marrë valë dhe të lidhet.

Ndërkohë që kima përgatitet bëjmë beshamelin. Vendosim në një tenxhere qumësht, niseshte dhe pak gjalpë. E trazojmë mirë derisa niseshteja të tretet dhe e lemë në zjarr të ulët derisa kremi të lidhet. Në fund shtojmë dy kokrra vezë, pak kripë dhe arrë moskat.

Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe vendosim një shtresë patëllxhanë, një shtresë kimë, përsëri një shtresë patëllxhanë, një shtresë kimë dhe në fund hedhim beshamelin e përgatitur. E vendosim musakanë të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40-45 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?