Musaka me patëllxhan dhe mish nga zonja Vjollca

17 Qershor 2020, 10:19| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 10:21

  • Share

Musaka me patëllxhan dhe mish

Përbërësit:

1.2 kg patëllxhanë

3 qepë mesatare

500 gr mish të grirëre

4 kokrra domate mesatare

5 thelpinj hudhër

kripë, piper të zi dhe majdanoz

pak vaj ulliri

Beshameli

50 gr gjalp

2 lugë gjelle miell

400 ml qumësht

1 të verdhë veze

kripë, piper dhe arrëmoskat

1 lugë gjelle parmixhan

Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë patëllxhanët nga bishti dhe pasi të jenë larë mirë I presim në feta rrumbullake.I spërkasim  me pak kripë dhe I lëmëtë pushojnë për të nxjerrë hidhërimin dhe lëngun e tyre. I thajmë më pas me letër kuzhine, I pudrosim me pak miell dhe i kalojmë në skuqje të lehtë ose në zgarë pa miell. Në një tigan me vaj skuqim qepën të grirë hollë, më pas shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi dhe qepa të marrin pak ngjyrë. Më pas shtojmë domatet të prera në kubikë( pa lëkurë), kripën, piperin e zi, majdanozin, hudhrat e grira dhe 150 ml ujë e lëmë mishin të ziejë bashkë me përbërësit e tjerë për 10 minuta.

Lyejmë tavën me pak vaj dhe shtrojmë një shtresë me fetat e patëllxhanëve të vendosura si tjegulla njëra pas tjetrës. Pasi të mbulohet e gjtihë sipërfaqja e tavës shtrojmë me kimë dhe përsëri një shtresë me patëllxhanë. Në fund mbulojmë sipërfaqen me një shtresë të hollë me beshamel duke e spërkatur me pak djath. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?