Musaka me patate dhe suxhuk nga zonja Albana

25 Janar, 12:53| Përditesimi: 25 Janar, 12:56

  • Share

Musaka me patate dhe sallam/suxhuk

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 500 gr sallam / suxhuk
  • 1 qepë mesatare
  • 2-3 thelpinj hudhër
  • 2 speca
  • 1 karrotë
  • 100 gr pure domate
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Për kremin:

  • 400 ml qumësht
  • 3 kokrra vezë
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper
  • Djathë pice

Përgatitja:

Patatet i presim në feta rrumbullake dhe i vendosim në furrë të piqen spërkatur me pak kripë e piper. Ndërkohë kaurdisim qepën e grirë imët, më pas shtojmë karrotën të grirë në rende, specat e prerë në kubikë, gjithashtu dhe sallamin ose suxhukun. Vijojmë me kaurdisjen për pak minuta, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Shtojmë në fund pak salcë domateje, vendosim kapakun dhe e lëmë kimën të gatuhet për pak minuta. Rrahim vezët me kripë, piper të zi, arrë moskat, vaj ulliri dhe qumësht. E trazojmë mirë derisa masa të lidhet plotësisht. Vendosim në një tavë një shtresë me patate, një shtresë me kimë, e spërkasim me pak djathë, vendosim një tjetër shtresë me patate, kimë dhe djathë të butë pice. Hedhim në fund kremin me vezë dhe qumësht dhe e vendosim musakanë në furrë për 35-40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?