‘Musa, art & sience’, Tirana e Procida e Italisë shkëmbejnë simbolet si shenjë vëllazërie mes dy vendeve

9 Tetor 2022, 19:39| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 19:46

  • Share

Arti dhe shkenca bashkojnë, ndërsa të harmonizuar bëhen kolona solide për të çuar përpara zhvillimin. Ishte ky lajtmotivi i “Musa Art and Sience” që bëri bashkë gjatë kësaj jave, përfaqësues ishullit turistik të Procidas si qyteti kulturor i Italisë për këtë vit, Ambasadës Italiane, e Tiranës, si Kryeqyteti Evropian i Rinisë.

Muzika, nuk njeh barriera, ndaj “Vallja” e Aleksandër Peçit, e bën atmosferën në Qendrën Ortodokse, më të ngrohtë e mikpritëse.

Të ftuar artistë italianë, si sopranot Romina Casuçi, Giuseppina Perna e pianisti Carlo Martinello, e nën tingujt e violinës së Lirza Zaloshnjas, përfaqësuesit e përkatës, shkëmbyen simbolet, si një shenjë e forcimit të lidhjes së vëllazërisë së dy vendeve.

Lidhje kjo, që siç thotë Sergio Alias, përfaqësues i Ambasadës Italiane, me shtimin e komunitetit italian në Shqipëri, e Italinë si faktor kyç ekonomik për vendin tonë bëhet më e fortë.

Krahas premtimit të lidhur në një marrëveshje, se bashkëpunimi mes vendeve do të jetë në nivele më të larta, tri çmime iu dedikuan ekselencës në fushën e Artit dhe Shkencës, ndaj Hervin Forës, David Piccolottit, Xhoan Shkrelit e Francesco Perrit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?