Murrizi: Opozita e bashkuar të dërgojë kërkesën tek ODIHR vetëm me firmën e vetë! Nuk garoj në koalicion me asnjë prej tyre (VIDEO)

1 Tetor 2020, 13:34| Përditesimi: 1 Tetor 2020, 13:51

  • Share

Deputeti i opozitës parlamentare Myslym Murrizi vendoi të lërë mbledhjen e këshillit politik. Në një prononcim për mediat ai u shpreh se ngërçi vijon mes palëve të cilët nuk kanë rënë në një mendje për t'iu drejtuar ODIHR. Ai tha se gjatë kësaj kohe, u diskutua vetëm për 20 minuta. Për Murrizin e gjithë kjo përpjekje për t'iu drejtuar ODIHR është veçse një shoë politik.

"E di që po ju bëj të prisni. Prej dy orësh aty u diskutua 20 minuta. U ka ngecur sharra në gozhdë të dy palëve. Damiani është bërë pishman që kaloi në 30 korrik. Listat e hapura dhe propozimi i kandidatëve janë të sanksionuara në kushtetutë dhe nuk ndryshohen nga ky këshill. Prandaj ika. Po zihen për një letër për ta firmosur për t'iu drejtuar ODIHR. Kërkesa e tyre është show" - tha Murrizi.

Ndërkohë deputeti u shpreh se ka pasur kontakte me përfaqësues të OSBE-së ku sipas tij, ai i ka thënë se letra duhet të shkojë në poloni dhe nuk ka një normë se sa firma duhet të ketë kjo letër.

"Kontaktova me një përfaqësues të OSBE tha se letra duhet ti shkojë në poloni dhe tha se nuk ka një normë se sa firma duhet të ketë kjo letër. Rama është në kryesi të OSBE/ ODIHR ndaj mazhoranca do e ketë më të lehtë që t'iu drejtohet atyre." - tha Murrizi.

Gjithashtu Murrizi e mohoi mundësinë e garimit me një koalicion me asnjë prej palëve politike.

"Hallet i kemi të veçanta. Gjiknuri ka hall që të mbajë pushtetin ndërsa Oerdi të vijë në pushtet. Me këta lloj politikanësh nuk kam asnjë qejf të bëj koalicion. 30 korriku është miratuar. E vetmja mënyrë është që ta votojnë në Kuvend dhe të gjenden votat. Unë jam gati t'i drejtohemi kujtdo, edhe Kinës po të duan këta.  Asnjë propozim i PS nuk rrëzon Kushtetutën. Vetë PS ka 74 vota. Unë nuk besoj që do bëhet kod zgjedhor me klering me shitblerje votash" - u shpreh Murrizi.


Lajmi kryesor:

Hapja e listave e koalicionet/ Gjiknuri: Po s'pati konsensus, e votojmë pa PD-LSI! Hajdari e Murrizi kundër! Bylykbashi: Dy draftet t'ia çojmë ODIHR, po frikësohen se e dinë përgjigjen


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?