Paratë e sekuestruara

Muriqan, do fuste 28 mijë e 400 euro të padeklaruara në Shqipëri, nën hetim 50-vjeçari

31 Korrik 2023, 11:12| Përditesimi: 31 Korrik 2023, 11:20

  • Share

MURIQAN- Një 50-vjeçar është vënë nën hetim pasi u përpoq të fuste 28 mijë e 400 euro para të pa deklaruara në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan teksa po kontrollonin mjetin me të cilin po udhëtonin dy shqiptarët e Kosovës babë e bir, gjetën edhe paratë e padeklaruara në çantën e 50-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi për shqiptarin e Kosovës me iniciale P. P., 50 vjeç, banues në Gjermani, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polic: 31/07/2023 12:21

    Keta kufitaret e Shkodres sa te pergatitur jane qe te nuhasin kartmonedhat?! Droga i kalon para syve dhe nuk e shofin as e nuhasin hic...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?