Muri i Lisusit të lashtë poshtë Kalasë në rrezik shkatërrimi! Specialisti: Frikë për banorët, por edhe për vetë monumentin (VIDEO)

8 Nëntor 2020, 17:25| Përditesimi: 8 Nëntor 2020, 17:37

  • Share

LEZHË- Muri i Lisusit të lashtë, në anën veriore poshtë kalasë të qytetit të Lezhës po shkon drejt shembjes. Fenomeni nisi të shfaqet pas reshjeve intensive të shiut dhe deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të mbrojtur këtë pjesë të rëndësishme të historisë.

Si pasojë e rrëshqitjeve, rrezikohen edhe banesat poshtë kalasë. Dy prej gureve kanë përfunduar pranë tyre. Specialisti i Trashëgimisë Kulturore Ded Margjoni apelon për ndërhyrje të shpejtë për të shmangur jo vetëm rrënimin e mëtejshëm të kalasë por edhe jetët e banorëve..

 “Është në një pozicion tepër të vështirë sepse relievi është thuajse i thiktë dhe shkaku i dëmtimit të murit është depozitimi prej shekujsh i dherave brenda dy pareteve. Pra brenda dy pjesëve të murit. Mendoj që do të ndërhyhet patjetër, pasi siç e thashë përbën një rrezik të madh për banorët që janë poshtë që nuk janë shumë larg por edhe për vetë monumentin i cili është një ndër pjesët më të bukura të murit fortifikues të eldisit”, tha Specialisti i trashëgimisë Kulturore në Lezhë.

Muri ka rrëshqitur në një gjatësi prej 17 metrash, dhe grumbullimi i dherave, mungesa e bimësisë janë faktorët kryesor të fenomenit eroziv.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altini: 09/11/2020 14:24

    Prisni se do vije Skenderbeu ta rekonstroktoje dembela, Keni zan edhe vend Te pare ne shipri per dembela

    Përgjigju
  • Visi: 08/11/2020 17:48

    Prandaj nuk asht dashte me ndertua aty poshte kalase

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?