‘Murgeshat e kanabisit’ që duan t’ua marrin marihuanën narkotrafikantëve

3 Janar, 21:04| Përditesimi: 3 Janar, 21:42

  • Share

Në Meksikë, pesë gra nga një organizatë feministe, Hermanas del Valle (ose Motrat e Luginës), vishen si murgesha dhe kultivojnë kanabis në fermën e tyre, duke përgatitur ilaçe si dhe cigare. Qëllimi i tyre është ta bëjnë kanabisin legal, duke hequr monopolin nga trafiku i drogës.

Në vendin e shkatërruar nga lufta e karteleve të drogës, dhe krishterimi është ngulitur në shoqëri, imazhi i një murgeshe që tymos cigare marihuane është më shumë një akt rebelimi, thonë gratë. Motrat, duke përdorur nofka, shpesh bëjnë postime në mediat sociale, kryesisht në Instagram, ku mund të shihen duke u kujdesur për bimët e kanabisit, duke mbajtur seminare dhe duke marrë pjesë në ngjarje të lidhura me kanabisin.

Ndësa në pamjet e publikuara në artikullin e medias italiane “La Repubblica”, murgeshat e cilësojnë këtë si një ndër mënyrat për të hequr monopolin e drogës dhe për ta përdorur bimën e marihuanës për qëllime mjekimi.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?