Moment nga ndeshja Southampton-M.United

M.United gjen dritë në fund të tunelit, merr fitoren e dytë radhazi! Kundër Southampton debuton Casemiro

27 Gusht 2022, 15:29| Përditesimi: 27 Gusht 2022, 15:32

  • Share

Manchester United është zgjuar! ‘Djajtë’ kanë gjetur fitoren e dytë radhazi në kampionat duke lënë pas nisjen e hidhur të sezonit me 2 humbje.

Këtë të shtunë ekipi i drejtuar nga Ten Hag fitoi minimalisht 0-1 në transfertë kundër Southampton falë Bruno Fernandez, i cili nuk gaboi pas asistit të Dalot. Për rrjedhojë pas katër ndeshjes ‘djajtë’ kanë grumbulluar 6 pikë, ndërsa aktualisht renditen në vendin e gjashtë.

Në këtë ndeshje debutoi edhe Casemiro, i blerë për 80 mln euro nga Real Madrid. Mesfushori hyri si zëvendësues në minutën e 80 kur rezultati ishte 0-1.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?