Mungon uji, thahen arat me misër në Seman të Fierit! Fermerët ngrihen në protestë: Ndërhyrje të paligjshme në kanalin vaditës

29 Qershor 2022, 16:19| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 16:24

  • Share

Me dhjetëra hektarë me misër në fshatin Sektor- Seman të Fierit po thahen për shkak se mungon uji vaditës. Fermerët, të ngritur në protestë, thanë se në Vjosë ka uji, por nuk mbërrin në arat e tyre, për shkak se janë vendosur prita të shumta, nga njerëz të papërgjegjshëm përgjatë kanalit vaditës.

"Vadisin të tjerët, ne mbetemi pa vaditur. Misri po thahet, e kanë prere ata që janë para nesh".

"Dëmi është shumë i madh, s' do marrim as jonxhë as misër".

"Ka trima rrugës që e zënë ujin, ne s'dimë kush janë por të merret policia", thanë fermerët.

Burime pranë Njësisë Administrative "Topojë" thanë se nuk ishin në dijeni, por marrë shkasë nga kjo protestë do të ushtrojnë kontrolle të menjëhershme në të gjithë kanalin vaditës dhe do të rrisin edhe sasinë e ujit që ta tërheqin elektro-pompat e vendosura nga fermerët në ara.

Fshati Sektor Seman këtë vit ka shtuar sipërfaqet e mbjella me misër, janë me dhjetëra hektarë të mbjella nga të gjithë banorët, nisur nga fakti që është rritur çmimi i drithërave në tregje.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?