Bijan Pooladrag

Mungon përkthyesi, shtyhet seanca për iranianin Bijon Pooladrag! Akuzohet për aktivitet terrorist

27 Qershor 2022, 11:27| Përditesimi: 27 Qershor 2022, 11:32

  • Share

Seanca e radhës për iranianin Bijan Pooladrag, i cili akuzohet për aktivitet terrorist, është shtyrë në GJKKO pasu mungon përthyesi. 

SPAK kërkon gjykimin dhe dënimin e tij për aktivitet terrorist. Ka ardhur në Shqipëri si i infiltruar tek kampi ASHRAF . Ka qëndruar për 5 vite ne kamp e me pas ka nisur aktivitetine e jashtëligjshëm. E larguar nga kampi e është arrestuar ne tiranë në banesë me qira.

Iriani u arrestua në tetor 2020. Ai dyshohet se përdorte aplikacion për t'u lidhur me numrat e telefonave celularë të personave të tjerë. 45-vjeçari u merrte kodin e konfirmimit të aplikacionit e më pas e transferonte në kompjuterin apo celularin e tij. Gjatë kontrollit të banesës së tij, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?