VIDEO/ Mungon Myrto Uzuni, Kombëtarja zhvillon stërvitjen e radhës në Tiranë! Tifozët futen me forcë dhe kërkojnë biletat

19 Mars, 16:27| Përditesimi: 20 Mars, 15:12

  • Share

TIRANË - Kombëtarja e futbollit ka zbritur në fushë pasditen e së martës për të zhvilluar përgatitjet e dy miqësoreve të marsit. Myrto Uzuni ishte lojtari i vetëm që nuk u bashkua në stërvitje me grupin, kjo duke marrë një masazh të muskujve veçmas ekipit. 25 lojtarët e tjera kanë qenë nën urdhërat e Sylvinhos, teksa Laçi dhe Aliji u afruan së fundmi.

Disa tifozë të grupimit 'Illyrian Elite' kanë befasuar sot duke u paraqitur ne stërvitjen e Kombëtares në "Shtëpinë e Futbollit". Edhe pse në fillim patën një përplasje me forcat security ata kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të shfaqur mbështetjen e tyre për disa minuta, ndërsa kanë përfituar edhe nga rasti për të thumbuar, teksa në një banderolë shkruhej "ku janë biletat tona?". Kjo i referohet mungesës së biletave për në Euro 2024 dhe kërkesave të shumta nga tifozët.

Dje (e hënë) ekipi është bërë bashkë dhe ka zhvilluar stërvitjen e parë, teksa këtë të martë braziliani do ketë mundësinë për të parë formën e lojtarëve. Kuqezinjtë kanë dy miqësore përpara, ajo kundër Kilit të premte në Parma (20:45) dhe kundër Suedisë në Stockholm më 25 mars në orën 19:00.

Duelet vijnë në një kohë kur ekipi ynë është me mendjen për në Gjermani, teksa do jetë pjesë e grupit B të Euro 2024 dhe rivalë do ketë emra si Italia, Spanja apo Kroacia.

Ora 17:39
Arbër Hoxha flet për herë të parë si kuqezi: I lumtur që jam pjesë e Kombëtares


Sulmuesi i Dinamos së Zagrebit, Arbër Hoxha ka folur për herë të parë si kuqezi. Anësori u bashkua me Kombëtaren për herë të parë dhe pritet të vlerësohet nga Sylvinho.

Para ndeshjes kundër Kilit, nga grumbullimi në Tiranë 25-vjeçari ka bërë një ftesë për tifozët që të jenë në stadiumin e Parmës të premte më 20:45, kur luhet edhe dueli.

"Përshëndetje. Unë jam Arbër Hoxha dhe ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Ju presim të premten në Parma në ndeshjen kundër Kilit. Forca Shqipëri”, ka thënë Hoxha në një videomesazh të publikuar të martën në faqen e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Hoxha ka luajtur tre ndeshje me Kosovës, teksa nuk u preferua nga Dardanët.

 

Ora 16:38
VIDEO/ Tifozët përplasen me sigurinë në stërvitjen e Kombëtares, 'Illyrian Elite': Ku janë biletat tona?

Disa tifozë të grupimit 'Illyrian Elite' kanë befasuar sot duke u paraqitur ne stërvitjen e Kombëtares, për ndeshjen miqësore të marsit. Edhe pse në fillim patën një përplasje me forcat security ata kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të shfaqur mbështetjen e tyre për disa minuta, ndërsa kanë përfituar edhe nga rasti për të thumbuar, teksa në një banderolë shkruhej "ku janë biletat tona?"

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?