Taulant Xhaka

Mungesë respekti për Taulant Xhakën, Basel i bën dalje shqiptarit

22 Shkurt 2023, 15:22| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 15:23

  • Share

Taulant Xhaka nuk po kalon momente të mira në karrierë. Basel ka bërë me dije se klubi do formatohet dhe shumë futbollistë do preken te pagat. Ndër ta është edhe simboli i skuadrës, Taulant Xhaka. Mediat në Zvicër bëjnë me dije se Xhaka përfiton 1.3 milionë euro në sezon, me kontratën që skadon verën e këtij viti dhe rinovohet automatikisht nëse plotësohet një numër ndeshjes i luajtur.

Duket se Basel i ka kërkuar Xhakës një ulje drastike page, me ish-mesfushorin e Kombëtares që duket se po mendon largimin. Sipas “blich.ch”, gjatë kohëve të fundit, kritikat ndaj Baselit për sjelljen arrogante ndaj emrave që kanë shkruar historinë me këtë klub janë shtuar dhe klubi duhet të rishikojë qëndrimin në politikën armiqësore ndaj figurave të tij.

31-vjeçari Xhaka luan me Baselin prej 2012 dhe është ndër figurat e rëndësishme të klubit jo vetëm në fushë por edhe në dhomat e zhveshjes.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?