KF Tirana

Mungesa e rinovimit, kapiteni largohet nga Tirana

15 Maj, 16:08| Përditesimi: 15 Maj, 16:11

  • Share

Tirana e futbollit këtë sezon ishte larg pritshmërive, teksa u pozicionua vetëm në vendin e pestë duke mos garuar dot për "Final 4", turneun ku do vendoset për titullin kampion në Superligë.

Mes shumë problemeve, te Tirana kanë filluar edhe largimet e para, pasi një pjesë e madhe e titullarëve janë në fundin e kontratës. Një ndër emrat që i ka dhënë lamtumirën ekipit është edhe Filip Najdovski.

Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut u bashkua me ekipin në verën e 2020 dhe në katër sezone ia doli që të fitojë dy trofe, një kampionat dhe një Superkupë, ndërsa veç tyre edhe respektin e tifozëve.

31-vjeçari ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në ekip, ndërsa palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin dhe fundi është pranë. Tanimë Tirana nuk ka më asnjë ndeshje deri në fundin e qershorit, kur marrëveshja e Najdovskit skadon dhe mund të themi se ai është largimi i parë "big" nga ekipi.

Këtë sezon qendërmbrojtësi ka luajtur 24 takime në Superligë, duke shënuar një gol dhe për disa javë vuajti një lëndim që ndikoi në mosaktivizimin e tij.

Filip Najdovski

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?