Foto ilustruese

Mungesa e rezultateve, largohen dy trajnerët e Kategorisë së Parë

4 Janar 2023, 18:20| Përditesimi: 4 Janar 2023, 18:21

  • Share

Futbolli shqiptar është me pushime, teksa në Kategorinë e Parë kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme. Panorama Sport bën me dije se Apolonia dhe Turbina kanë larguar trajnerët, me klubet që po mendojnë për emrat zëvendësues.

Në Fier, aventura e Veljko Dovedan nuk ka zgjatur më shumë se disa javë, me boshnjakun që për mungesë rezultatesh largohet nga bardhjeshilët. Me 13 pikë dhe vendin e 12 në klasifikim, Apolonia është larg objektivave.

Fat të njëjtë edhe për Bledar Devollin e Turbinës. Disa muaj nga marrja e detyrës, trajneri dhe klubi kanë gjetur akordin për të ndarë rrugët. Me 11 pikë dhe vendin e parafundit në klasifikim, cërrikasit rrezikojnë të bien në Kategorinë e Dytë. Kështu, viti 2023 gjen Kategorinë e Parë me dy ndryshime trajnerësh.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?