Mungesa e ndriçimit në rrugë shkak për aksident në Berat! Fuoristrada nxjerr jashtë rruge triçiklin (Video)

10 Dhjetor 2023, 20:49| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 20:56

  • Share

Mungesa e ndriçimit në disa rrugë bëhet shpesh shkak për aksidente. Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal, rreth 500 metër larg Rotondos së Dimalit.

Një automjet, tip Fuoristradë, duke qarkulluar nga Berati drejt Dimalit mbrëmjen e djeshme ka goditur nga prapa një mjet "Triçikël", që po qarkullonte në të njëjtin sens me të.

Si pasojë e përplasjes së fortë triçikli ka dalë nga rruga. I plagosur lehtë nga ky aksident ka ngelur drejtuesi i triçiklit, që është transportuar për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit.

Burimet policore konfirmojnë se shkak për aksidentin ka ndikuar edhe mungesa e ndriçmimit në rrugë si dhe mungesa e sinjalistikës së prapme të triçiklit.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 11/12/2023 09:01

    Hahahaha,rruget ndricohen per kembesoret,pastaj jashte zonave ska nevoje,makinat kane drita e sy,triciklat e bicikletat kane fener,stope e drita,si ka mundesi te vdesin per nje llampe atje? Duhet te jesh fare te hysh ne rruge pa ndricuar vehten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?