Kronikë

Mungesa e mbikalimeve "bllokon" rrugët e Lezhës, shefi i Qarkullimit Rrugor, Altin Mena: Rrugët pa standarde, shkak i trafikut të rënduar

27 Korrik 2021, 20:07| Përditesimi: 27 Korrik 2021, 20:19

  • Share

Mungesa e duhur e infrastrukturës rrugore dhe e mbikalimeve është kthyer në një shqetësim serioz për qarkullimin dhe përdoruesit e rrugës në qarkun e Lezhës.

Segmentet më problematike janë superstrada nga Miloti në Balldre dhe rruga e Shëngjinit ku për shkak të trafikut të rënduar edhe këtë sezon veror lëvizja në është kthyer në një makth duke sjell shpesh herë bllokim total të qarkullimit të mjeteve.

Shefi i Qarkullimit Rrugor Altin Mena nuk e mohon situatën por thotë se janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin gjatë sezonit veror.

 “Policia rrugore i ka të gjitha kapacitetet qoftë njerëzore dhe teknike për të përballuar një fluks të tillë dhe po bën maksimumin e saj.  Nuk besoj se ky trafik i rënduar është për shkak të burimeve njerëzore apo teknike, por  për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore në  veçanti”.- tha Altin Mena, shef i Qarkullimit Rrugor Lezhë.

Mena i bën një apel drejtuesve të automjeteve të respektojnë normat e sinjalistikës rrugorë në të kundërt do ndëshkohen keq

 “Mesazhi që policia rrugore ka për të gjithë drejtuesit e automjeteve apo përdoruesit e rrugës është që të respektojnë normat e sjelljes. Veçanarisht, ata drejtues mjetesh që përdorin pije alkoolike, apo bëjnë parakalime të gabuara duhet të bëjnë kujdes pasi do ndëshkohen sipas ligjit në fuqi”.- tha Mena.

Për të përballuar trafikun i rënduar policia ka shtuar prezencën e saj në akset rrugore  Qarkut të Lezhës ndërsa kjo situatë është kthyer në një refren të përvitshëm.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?