Mungesa e Kurtit në Tiranë, nxit reagime në Prishtinë! Çitaku: Qasja idhnake ndaj Ramës, dëmton Kosovën

17 Korrik 2023, 12:47| Përditesimi: 17 Korrik 2023, 16:05

  • Share

Mospjesamrrja e Kryeministrit Albin Kurti në takimin e Tiranës, në kuadër të procesit të Berlinit, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë. Politikanë dhe analistë vendas e vlerësojnë këtë vendim në dëm të Kosovës

Sjellje fëmijërore dhe politikisht të papërgjegjshëm, e ka vlerësuar Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku mospjesëmarrjen e kryeministrit, Albin Kurti në takimin me liderët e Ballkanin Perëndimor të organizuar nga kryeministri, Edi Rama në Tiranë.

Ky vendim i Kurtit ka nxitur reagime të shumta në politikën e Kosovës. Kurti po kritikohet se ka zgedhur një konferencë në Greqi para takimit në Tiranë.

“Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në darsëm familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit. Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karrshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu. Mosdurimi dhe qasja e juaj idhnake karrshi Kryeministrit shqiptar po e dëmton Kosovën”, u shpreh Vlora Çitaku.

Për mospjesëmarrjen e Kurti në takimin në Tiranë, ka reaguar edhe ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, duke thënë se Kurtit nuk i intereson bashkëpunimi brenda shqiptar.

 “E verteta, eshte se atij as nuk i intereson bashkepunimi brenda shqiptar as nuk i intereson integrimi europian, prandaj me lehtesi refuzon takimin e kryeministrave te Ballkanit Perendimore qe mbahet ne Tirane ne kuader te Procesit te Berlinit”, tha Anton Berisha.

Analisti i plotikës, Valon Syla, thotë se kjo ishte një ftesë si si mundësi që Kurti të dalë nga situata e rëndë diplomatike që është krijuar nga sanksionet.

“Edi Rama e thirrë Albin Kurtin në takime të mëdha diplomatike, me nxjerr prej lloçit dhe kënetës diplomatike që e ka kriju tu na shti në sanksione. Ndërsa, Kurti përsëri e refuzon duke i gra Kombanjës pa leje nëpër ara dhe tu ikë në Greqi, kishe ka punë ma të mençme”, u shpreh Valon Syla.

Sipas Qeverisë së Kosovës, Kurti e kishte njoftuar Ramën që nuk do të marrë pjesë në këtë takim për shkak se e kishte konfirmuar pjesë marrjen ne në edicionin e 25-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?