‘Mundija’, sporti antik që po merr vëmendjen e të rinjve në Kukës! Këngëtarja: Të ndihmon me stresin

2 Maj 2022, 12:30| Përditesimi: 2 Maj 2022, 13:33

  • Share

Pakkush ka dëgjuar për sportin Mundija, por në Kukës, ai është kthyer sërish në vëmendje të të rinjve. Mundija, qëdo të thotë ‘mundje’ dhe ‘dije’, është një sport luftarak miks, ku përfshihen mundja, xhudo dhe kickboksi. Ky sport që i ka rrënjët që në lashtësi, po u mësohet të rinjve kuksianë Fatmir Bardhoci, i cili ka lënë Amerikën për këtë mision.

“Sporti i mundijes është një sport luftarak. Është sporti i parë nga të gjithë luftërakët që kanë egzistuar më parë në iliri dhe pallazgi, pjesë e lojrave të para olimpike antike. Kukësi është ndër qytet më të vjetër që ka dëshmuar në të gjithë periudhën e atikitetit që ekizstojnë edhe sot shenja të gjetura që janë më të lashta në të gjithë trojet shqiptare. Kjo tregon se këtu ka patur një qytetërim shumë të më të hershëm se ai Ilir,”-tha Fatmir Bardhoci, trajner i mundijes.

Në palestrën ku zhvillohet ky sport në Kukës ka sportistë profesionistë, por edhe fëmijë që e kanë pasion mundijen, siç është rasti i Armela Toçit.

“Zgjodha të merresha me këtë sport sepse që e vogël kam patur dëshirë të jem sportive. Bëjmë nxehme, mundje, boks dhe kickboks,”-u shpreh Armela Toçi, praktikuese e mundijes.

Daniela Toçi është këngëtare në Kukës, por tani në pjesë të rëndësishme të kohës ia kushton edhe sportit të mundijes.

“Sporti ka ardhur si një passion tjetër i imi. Është për të kaluar kohën e lirë për më shumë. Sporti të bën mirë për shëndetin, por edhe për stresin, sepse kur vjen këtu stresi ikën dhe ndihesh mirë me veten tëndë,”-tha Daniela Toçi, praktuese e mundijes.

Për herë të parë në vitin 2021 është krijuar edhe federata shqiptare e sportit të mundijes.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?