Mundësia e fundit për 3141 punonjës për të marrë pagën e luftës! Tatimet: Korrigjoni llogaritë bankare deri me 31 gusht

21 Gusht 2020, 09:47| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 09:52

  • Share

Janë mbi 3 mijë punonjës që nuk kanë marrë pagën e luftës edhe pse janë përfitues. Shkak për këtë janë bërë gabimet në llogaritë bankare. Drejtoria e Tatimeve njofton se afati i fundit për të ndryshuar IBAN-in e llogarisë është 31 gushti 2020.

Pas miratimit të paketave, u hasën  probleme në kalimin e pagave në llogarinë bankare të punonjësit për shkak të plotësimit gabim të IBAN të tyre.  Janë rreth 588 persona nga paketa e parë dhe  2553 individë ende nuk e kanë kryer procesin e saktësimit tё kёtyre tё dhënave.

Për këtë arsye Tatimet ju bëjnë thirrje tё gjithë tatimpaguesve, qё tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues.

Njoftimi i plotë!

Njoftim për afatin e përcaktuar pёr ndryshimin e llogarive bankare me problem

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se afati i fundit pёr ndryshimin e llogarive bankare me probleme, pёr përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2, ёshtё data 31.08.2020. 

Administrata Tatimore, do tё vijojё me proҫesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga ҫdo tatimpagues, me pёrkushtim maksimal dhe ndjekjen nё mёnyrё rigoroze dhe transparente tё ҫdo proҫesi.

Nga verifikimet e kryera pёr Paketёn e parё dhe të dytë, me problemin e mos saktёsimit tё tё dhёnave tё tyre si NID apo IBAN, pas njoftimeve nga bankat pёr probleme, rezulton se 588 persona nga paketa e parë dhe  2553 individё ende nuk e kanё kryer procesin e saktёsimit tё kёtyre tё dhënave.

Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve ju bёn thirrje tё gjithё tatimpaguesve, qё tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, sipas listave bashkëlidhur,për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë mё parё.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?