Mundësi punësimi për të rinjtë, dy sipërmarrës nga Italia prezantojnë projektin ambicioz për Shqipërinë

29 Shtator 2023, 14:00| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 14:06

  • Share

Të ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, ishin dy sipërmarrësit Sandro Cazzato dhe Fatmir Shtjefni, të cilët prezantuan një mundësi të mirë biznesi për Shqipërinë dhe Kosovën në fushën e network marketing, duke krijuar kështu vende pune për rininë shqiptare dhe jo vetëm.  

“Shqipëria ka pësuar së fundmi një zhvillim ekonomik të admirueshëm dhe ne vendosëm që pse jo kompania jonë Chogan Group, e njohur në fushën e network marketing, të zgjerohet dhe në tregun shqiptar” e nis kështu bisedën sipërmarrësi Fatmir Shtjefni, ndërsa Sandro Cazzato shtoi se falë këtij rrjeti online, njerëzit e zakonshëm, veçanërisht rinia, mund të bëhen pjesë dhe të shndërrohen në njerëz të jashtëzakonshëm.

”Ne u bëjmë thirrje të gjithë të rinjve që duan të krijojnë një mundësi për të fituar para, të na bashkohen fillimisht në eventin e ditës së nesërme në Tiranë, në orën 19:00, ku në këtë meeting do të hapet një mundësi për të gjithë” shtoi Fatmiri gjatë bisedës.

“Për të qenë pjesë e kompanisë tonë, mjafton dëshira, fillimisht dhe më pas më të talentuarit bëjnë diferencën menjëherë” theksoi Sandro. Sa i takon këtij të fundit, aktualisht sipërmarrësi është zgjedhur i pari në Europë në fushën e network marketing dhe i 15-ti në botë.

Gjatë bisedës, Fatmiri tha se në këtë sipërmarrje, është vënë se se vajzat janë më të talentuarat dhe që kanë bërë shumë përpara, ndërsa Sandro tha se për të qenë pjesë e kësaj sipërmarrje, një i ri duhet të plotësojë tre kritere: të jetë i “uritur”, të ketë vullnet dhe patjetër i gatshëm për të nxënë, pasi vetëm kështu ata që bëhën pjesë mund të ndryshojnë jetët e tyre.

CHOGAN GROUP është një kompani e krijuar në Itali në vitin 2013. Kompania ka më shumë se 400.000 konsulentë dhe klientë në të gjithë Europën - mbi të gjitha Itali, Francë, Gjermani, Austri, Belgjikë, Zvicër. Grupi bën biznes në të gjithë botën, falë një rrjeti tregtar, që ekziston që nga muaji mars 2015 dhe ka mbi 8000 partnerë. Fokusi kryesor i kompanisë është Network Marketing në shume nivele, duke përshirë produktet e konsumit, kryesisht kozmetike me kualitet shumë të lartë Made in Italy.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?