Një marrëveshje që u mundëson vazhdimin e ëndrrës! Vajzat afgane, futbolliste në vendin tonë: Shqipëria u bë familja jonë

14 Prill 2022, 14:36| Përditesimi: 14 Prill 2022, 15:50

  • Share

Lufta i detyroi ashtu si shumë qytetarë të tjerë vajzat e kombëtares së Afganistanit në futboll të largoheshin nga vendi i tyre. Shumë prej tyre, prej 9 muajsh gjenden në Shqipëri dhe tani përveçse jetesës në kushte normale u është ofruar edhe mundësia për të vazhduar karrierën futbollistike.

“Në Afganistan humba gjithçka. Humba familjen time, humba shkollën dhe humba futbollin, por tani besoj se shqiptarët janë familja ime. I falenderoj shumë për këtë mundësi që po na jepet,”-deklaroi Fatima Rezayi, futbolliste afgane.

Bërja e vajzave afgane pjesë e skuadrave tona, për zyrtarin e federatës Muhamed Shahab, është një ngjarje mjaft e rëndësishme.

“Është e vështirë të mos jesh në shtëpi, por këtu në Shqipëri jemi ndjerë si të ishim në Afganistan. Falenderojmë gjithashtu qeverinë shqiptare që na ka mundësuar të gjitha kushtet për popullin afgan që ndodhen këtu. Tani me futbollin është mundësi e re për vajzat dhe nuk e di se kush mund të jetë falenderimi për këtë,”-tha Fazil Mohammad Shahab, sekretar i federatës afgane.

Vajzat afgane të kombëtares së futbollit gjatë kësaj kohe kanë patur mundësi të ndjekin disa ndeshje në stadium, ndërsa janë organizuar edhe lojëra miqësore me futbollistet shqiptare.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?