Mund të shkruajë historinë në Europë, Partizani ka dilema për Mba-n! Astana favorite, por trajneri mund të largohet

30 Gusht 2023, 12:58| Përditesimi: 30 Gusht 2023, 15:08

  • Share

Partizani do të luajë të enjten në orën 20:00 një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit, për të tentuar kualifikimin në grupet e Conference League. Për t’ia dalë duhet të përmbysë humbjen 1-0 që pësoi një javë më parë kundër Astana-s, që dominoi nga fillimi në fund.

Fatmirësisht të kuqtë për ndeshjen e kthimit kanë rikuperuar Eros Grezdën dhe mbrojtësin maqedonas Atanaskovski, i cili shleu dënimin për shkak kartonash. Megjithatë pikëpyetjet e mëdha mbetet për sulmuesin Christian Mba, i cili do jetë i gatshëm për trajnerin Zekic, por jo në formën më të mirë. 23-vjeçari nga Nigeria u dëmtua 3 javë më parë dhe është stërvitur pjesërisht ndaj pritet ta nisë nga stoli.

Lajmi i mirë për të kuqtë është se te Astana atmosfera nuk është më e mira. Disa media kanë shkruar se trajneri Babayan ka dhënë dorëheqjen për shkak të rezultateve negative në kampionat. Astana nuk fiton prej 2 korrikut në kampionatin kazak, ndërsa aktualisht mban vendin e 3 me 9 pikë më pak se kryesuesit.

Gjithsesi për sfidën në ‘Elbasan Arena’ Astana mbetet favorite. Fitorja e kazakëve kuotohet me koeficientin 2.2, barazimi 3.4, ndërsa fitorja e Partizanit me koeficientin 3.1. Ndoshta një detaj që nuk ka të bëjë me fushën e blertë, por me arkat e klubit, është se Partizani para sfidës me Astana-n ka kompletuar shitjen e mesfushorit Matondo në Turqi te Hatayaspor për 600 mijë euro. Në rast se kampionët e Shqipërisë kualifikohen edhe në grupe të Conference League atëherë përfitimet do ishin për rekord për një skuadër të Superligës.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?