Paralajmërimi i dy zyrtarëve të lartë të Mbrojtjes të Suedisë për tu prëgatitur për luftës ka shkaktuar shqetësim dhe akuza për alarmizim.
Ministri i Mbrojtjes Civile Carl-Oskar Bohlin tha në një konferencë të mbrojtjes "mund të ketë luftë në Suedi".
Mesazhi i tij u mbështet më pas nga komandanti i përgjithshëm ushtarak Gjeneral Micael Byden, i cili tha se të gjithë suedezët duhet të përgatiten mendërisht për këtë mundësi.
Megjithatë, politikanët opozitarë kanë qenë kundërshtues lidhur me tonin e këtyre paralajmërimeve.
Ish-kryeministrja Magdalena Andersson i tha TV suedez se ndërsa situata e sigurisë ishte serioze, "nuk duket sikur lufta është jashtë derës".
Organizata për të drejtat e fëmijëve Bris tha se kishte marrë shumë telefonata shqetësuese nga të rinjtë që kishin parë raportimet ose postime në TikTok që flisnin për këtë.
Deklaratat e ministrit, ndonëse janë konsideruar të errëta, po konsiderohen si thirrje zgjimi për suedezët.
Pas gati dy shekujsh paqe, Suedia është shumë afër anëtarësimit në NATO, pasi po e pret dritën e gjelbër nga parlamenti turk e pastaj edhe nga Hungaria
Ministri suedez i mbrojtjes civile tha se qëllimi i tij nuk ishte që njerëzit të humbisnin gjumin, por të ndërgjegjësoheshin se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Ai u bëri thirrje autoriteteve lokale, planifikuesve të emergjencave dhe individëve që të përgjigjen.
S.G/ReportTv.al"Nëse ka një gjë që më mban zgjuar natën, është ndjenja se gjërat po ecin shumë ngadalë," tha zoti Bohlin në konferencën e Shoqërisë dhe Mbrojtjes të dielën.