Muhamet Rrumbullaku

Muhamet Rrumbullaku merr drejtimin e Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, ish-SHÇBA! Emërimi nga Rama, jo më nga Ministri i Brendshëm

24 Mars 2022, 20:06| Përditesimi: 24 Mars 2022, 20:18

  • Share

Transformimi i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Agjencinë për Mbikëqyrje Policore ka më shumë se një muaj që tashmë është bërë dhe ligji i posaçëm për të ka hyrë tashmë në fuqi. Me ndryshimet e reja, përveçse e bëjnë më shumë civile këtë strukturë, emërimi i drejtuesit bëhet tashmë nga kreu i ekzekutivit.

Dhe AMP tashmë ka zyrtarisht drejtuesin e saj. Ditën e sotme, me propozim të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, kryeministri Edi Rama emëroi në krye të kësaj strukture Muhamet Rrumbullakun. Në fakt nuk janë pësuar ndryshime në këtë drejtim. Prej tre vitesh Rrumbullaku ka qenë në krye të SHÇBA, por në atë kohë u emëruar nga ministri i Brendshëm.

Rrumbullaku ka një karrierë 29-vjeçare në strukturat e Policisë së Shtetit, me poste tejet të rëndësishme. Për disa vite ka mbajtur postin e zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Drejtorinë Vendore të Policinë së Tiranës, e disa drejtori vendore në qarqe të tjera.

Sfida e Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, përveç dy institucioneve si Garda e Republikës dhe Zjarrfikësja, është sidomos Policia e Shtetit. Që prej emërimit në krye të bluve të Gledis Nanos, ka deklaruar disa herë rëndësinë e pastrimit të policisë nga eksponent të parregullt dhe kriminal, gjë që synohet një bashkëpunim i frytshëm me AMP-në për të arritur rezultate. Në muajt e fundit, eksponentë të policisë janë bërë pjesë e aktiviteteve kriminale dhe shpërdorimit të detyrës, sidomos për kanabis sativa.

Komento

Komente

  • Bledi: 25/03/2022 01:16

    Ka lezet. Mjeshtri i korrupsionit ne polici e krye te kontrollit te korrupsionit ne polici. Jo per gje por ka ekspertize...

    Përgjigju
    • Astrit: 27/03/2022 10:03

      Ky person ka shkuar me misionin per shkaterrimin e ketij Institucioni dhe deri tani ja ka dal me sukses ne te gjitha drejtimet. Kontrolloni emerimet qe ai ka bere dhe do kuptoni cfare perfaqeson ky funderrine….

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?