Muaji shkurt lë pas të ftohtin e janarit, specialistja Gjoni: Presim ditë me diell

5 Shkurt, 12:32| Përditesimi: 5 Shkurt, 12:43

  • Share

Muaji shkurt ka lënë pas temperaturat e ulëta dhe të ftohtin e muajit janar. Specialistja e IGJEUM thotë për Report Tv se temperaturat do ngrohen gradualisht, ndërsa këtë javë nuk priten as reshje shiu.

Gjoni thotë se pritet që ky muaj të jetë i ngrohtë, me diell, duke theksuar se temperaturat do të jenë më të larta se në janar.

“Do vazhdojnë temperaturat e favorshme edhe me ditët me diell. Do jetë një mot më i mirë se java që lamë pas. Këto dy javët e para presim që të jenë më të ngrohta se janari. Presim që të jetë i ngrohtë, jo me temperatura ekstreme të ulëta”, tha Gjoni për Report Tv.

Specialistja e IGJEUM tha se në javën e tretë të shkurtit mund të kemi sërish një masë ajrore të ftohtë, por jo temperatura ekstreme.

“Në javën e tretë të shkurtit mund të kemi sërish një masë të ftohtë. Por nuk presim temperatura ekstreme. Do jetë mot i qetë”, vijoi Gjoni.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?