Luigi Soreca dhe Yuri Kim

Muaji i Ramazanit/ Kim: Të dalim prej tij me më shumë dhembshuri! Soreca: Forcë për të përballuar këto kohë të vështira

24 Prill 2020, 09:33| Përditesimi: 24 Prill 2020, 09:34

  • Share

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Yuri Kim ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Me një urim të thjeshtë, të shkurtër, Kim shkruan që le të shërbejë ky muaj si një fillim i mbarë, me gëzim.

"Gëzuar muajin e Ramazanit! Uroj t’a nisim Ramazanin me gëzim, ta përjetojmë me përulësi dhe të dalim prej tij me më shumë dhembshuri për njëri-tjetrin”, shkruan Ambasadorja Yuri Kim.

Një urim ka pasur edhe ambasadori i Bashkimit Europian (BE), Luigi Soreca.  “Gëzuar Ramazanin! Uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë lumturi, shëndet dhe forcë për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për të përballur këto kohë të vështira!”, shkruan Soreca.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?