Sport

'Mua po më ikën truri, jam tifoz me Anglinë'! Përjetimi i finales së madhe në 'Fan Zone Tirana', ironia e italianëve: It's coming Rome

12 Korrik 2021, 11:18| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 17:43

  • Share

Një pjesë e mirë e këtij kampionati europian janë ndjekur edhe në ‘Fan Zone’ ku shumë tifozë kanë mbështetur ekipet e tyre edhe pse kjo dukej shumë e vështirë për shkak të pandemisë. Në përfundim të finales kishte tifoz të zhgënjyer, por edhe të lumtur.

E meritoi Italia fitoren?

‘Pak a shumë, unë jam tifoz i Anglisë. Penalltitë janë fat, janë fat. Donaruma është i mirë por jo dhe aq shumë,’-u shpreh një tifoz.

‘Nuk e meritoi Italia fitoren. Nuk e meritoi. Fati na ndëshkoi te penalltitë. Donaruma s’ishte i mirë fare, por na ndëshkoi fati. Mua po më ikën truri, sepse jam tifoz i flaktë me Anglinë,’-u shpreh një tjetër tifoz.

Ndërkohë krejt ndryshe paraqitej situata për tifozët e Italisë në ‘Fan Zonë’. Madje kishte edhe nga ata që bënin ironi.

“It’s coming to Rome, not in home,”-tha një tifoz, duke ironizuar kështu shprehjen shumë të njohur të anglezëve që "Kupa po vjen në shtëpi", aty ku dhe lindi futbolli.  

“Jam shumë i lumtur, e dija që do fitoj Italia. Të gjithë luajtën shumë mirë dhe për këtë erdhi fitorja. E merituan. Padyshim që Donaruma ishte më i miri,”-tha një tjetër tifoz.

Finalen e madhe të kampionatit Europian në sheshin Skënderbej në Fan Zonë e ndoqën sëbashku ambasadori i BE-së në Shqipëri Luiggi Soreca, ambasadori italian Fabricio Bucci, ambasadorja e Amerikës Yuri Kim, por edhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Ndërkohë kryeministri Edi Rama e uroi Italinë përmes rrjeteve sociale.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?