Foto nga lokali ku po pinte efektivi i FNSH me 60-vjeçarin

'Mu shkrep arma padashje', lihet në burg efektivi i FNSH, qëlloi me armën e shërbimit fqinjin me të cilin po pinte në lokal

26 Maj 2022, 11:32| Përditesimi: 26 Maj 2022, 11:36

  • Share

“Mu shkrep arma pa dashje”. Kështu deklaroi para trupës gjykuese efektivi i FNSH, Lutfi Gjyli, 48 vjeç pasi plagosi fqinjin e tij Murteza Lika, 60 vjeç. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në Kombinat, Tiranë kur po konsumonin pije alkoolike me njëri tjetrin.

Gjykata ka vendosur të lërë në burg Gjylin, i cili me armën e shërbimit qëlloi Likën duke i shkaktuar dëmtim në këmbën e majtë. Ai u dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak, ku mori ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Sipas policisë, 60-vjeçari Lika vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gjyli ishte inspektor policie me detyrë trupë shërbimi në Repartin e N.SH. Vaqarr Tiranë dhe akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?