Vogëlushi Hector

‘Mrekullia për dy prindër'! Mjekët i dhanë fëmijës së tyre një ditë jetë, tashmë ata festojnë ditëlindjen e parë të vogëlushit

23 Nëntor 2022, 20:51| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 21:45

  • Share

SKOCI- Kur Marie Clare Tully lindi djalin e saj Hector para kohe në vetëm 23 javë, mjekët vlerësuan se foshnja  kishte ndoshta vetëm një ditë jetë. Ata e këshilluan nënën që t'i thoshte lamtumirë sepse kishte shumë pak mundësi për të mbijetuar.

Por Hector sfidoi shanset dhe 'fëmija mrekulli' e Marie Claire tani ka festuar ditëlindjen e tij të parë. 12 muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë, por nëna e tij thotë se ka qenë periudha më e lumtur e jetës së saj.

Hektori kaloi 259 netë të jetës së tij në spital pasi lindi me komplikacione të rënda për shkak të prematuritetit.

"Rasti i tij është unik në atë që ai ka komplikime shtesë për shkak të lindjes së tij të parakohshme," tha Marie për BBC.

Hector feston ditëlindjen e tij të parë

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?