Mrekulli në QSUT! I shpëtohet jeta foshnjës dhe nënës së re që vuante nga probleme të rënda kardiake

9 Korrik 2023, 17:02| Përditesimi: 9 Korrik 2023, 17:10

  • Share

Një operacion i vështirë është realizuar me sukses nga mjekët e Maternitetit “Koço Gliozheni”, në bashkëpunim me ekipin e Kardiokirurgjisë së QSUT-së, duke shpëtuar jetën e një foshnje bashkë me nënën e re.

Grasjela është nëna me fat që i shpëtoi mrekullisht një operacioni mjaft të vështirë së bashku me foshnjën e saj.

Ajo ishte diagnostikuar më herët me probleme të rënda kardiake dhe sëmundja i kishte ndikuar negativisht gjatë shtatzënisë, pasi rrezikonte në mënyre serioze jetën e saj dhe të foshnjës.

Siç u shprehën dhe mjekët, rasti ishte shumë i vështirë, por ndërhyrja delikate e realizuar nga ekipi multidisiplinar dhe ndjekja e kujdesshme e të porsalindurit në Maternitetin “Koço Gliozheni” dhe të nënës së re më pas, në Shërbimin e Kardiologjisë, kanë shkuar mirë dhe sot, 24-vjeçarja është kthyer me fëmijën e saj në shtëpi.

Ky lajm u bë i ditur nga  kryeministri Edi rama , i cili  u shpreh se, mjekët “kanë bërë një mrekulli”.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?