Bota

Mrekulli, lindi vetëm 212 gramë dhe pas 13 muajsh trajtim, foshnja lë më në fund spitalin

9 Gusht 2021, 13:48| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 13:51

  • Share

Pas një trajtimi 13 mujor në spital, ka arritur të shkojë në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore  foshnja Kwek Yu Xuan e cila mendohet se është "foshnja më e vogël e botës".

Sipas BBC foshnja e quajtur Kwek Yu Xuan ishte 212 gramë kur lindi në Singapor dhe me një gjatësi 24 centimetra.

Foshnja e cila lindi në javën e 25-të në peshën e një molle, doli nga spitali pas një trajtimi në kujdesin intensiv për një periudhë 13 mujore.

Nëna e Yu Xuan u fut në lindje emergjente cezeriane për shkak të tensionit të lartë i cili mund të ishte vdekjeprurës edhe për nënën edhe për foshnjën me dëmtimin e organeve jetësore.

Bëhet e ditur se foshnja pas trajtimit në spital ka arritur shëndetin e saj duke arritur në 6,3 kg.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?