Bota

Mposhtja e COVID-19, sakrificat e mjekëve nuk njohin kufij, vaksinojnë qytetarët edhe në 2000 m lartësi

2 Prill 2021, 15:11| Përditesimi: 2 Prill 2021, 17:59

  • Share

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ka ndryshuar gjithë botën, nga mungesa e përqafimeve, tek ruajtja e distancimit social, por mbi të gjitha ka sjellë para syve sakrificat e jashtëzakonshme të mjekëve për të ndihmuar ata të cilët ndihen të rrezikuar.

Një ndër to është Zejnep Eralp dhe ekipi i saj, të cilët janë ngjitur në një terren të vështirë për të vaksinuar banorët e fshatit Altindere në Turqi kundër COVID-19.

Fshati gjendet rreth 2,000 metra mbi nivelin e detit, në malet e Turqisë lindore. Vaksinimi i banorëve që jetojnë në fshatra të largëta është i rëndësishëm, sepse “njerëzit në fshatra jetojnë pranë njëri-tjetrit dhe nëse dikush këtu ka infeksion, ai do të përhapet shumë shpejt.

Shumë banorëve nuk u pëlqen të shkojnë në spital në qytetet përreth.  Pra duhet të vijmë ne tek ata” thotë mjekja Zenepe Eralp, që është përgjegjëse për misionin e vaksinimit.

Si Zejnep, mijëra mjek të tjerë kanë sakrifikuar shëndetin dhe jetën e tyre në përballje me pandeminë. Një ndër ta është edhe Viktor Aparicio një infermier i terapisë intensive nga spitali Gregorio Marañón në Spanjë. 

Infermieri për të treguar ndryshimin e madh që ka përjetuar gjatë pandemisë ka publikuar dy foto në rrjetet sociale duke treguar transformimin e madh fizik që ai ka pësuar. Në imazhin ne parë ai shihet me flokët e errët, ndërsa në foton e dytë ai shfaqet me flokë thuajse plotësisht të thinjur.

“Duket sikur kanë kaluar dekada,” shkruan ai. “Mendoj që ndryshimi i jashtëm është i dukshëm, nuk mund të imagjinohet ndryshimi i brendshëm”, shton ai më tej

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?