Ndeshja Manchester United- Manchester City

Mposhtet Manchester United, City shpallet zyrtarisht kampion

15 Prill 2018, 19:03| Përditesimi: 15 Prill 2018, 19:07

  • Share

Një javë më parë Manchester United bëri atë përmbysje të madhe ndaj Manchester City, duke i shtyrë titullin kampion. Sot United sërish ka pasur në dorë për ta shtyrë edhe për një javë titullin, por nuk e ka bërë dot.

“Djajtë e Kuq” janë mundur në “Old Trafford” nga West Brom me rezultatin 0-1. Kjo humbje lë në 16 pikë diferencën me Cityn, që fitoi dje me Tottenham në Londër. Kur mbeten edhe 5 javë, Manchester City është kampion zyrtarisht.

Sa i takon ndeshjes Manchester United-West Brom, ka vendosur goli i Rodriguez në minutën e 73-të. Vendasit pak kanë bërë për të merituar një barazim, duke zhgënjyer tifozët e pranishëm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?