Mozzik ngjit majën e Jezercës me ish-ushtarin e UÇK-së e fëmijët e dëshmorëve

26 Korrik 2020, 22:41| Përditesimi: 26 Korrik 2020, 22:55

  • Share

Këngëtari i njohur Mozzik e ka kaluar fundjavën në natyrë duke ngjitur majën e Jezercës, i shoqëruar nga ish-ushtari i UÇK-së Elmi Reçica dhe fëmijë të dëshmorëve të luftës së Kosovës. Këngëtari ka sjellë për fansat pamje nga ngjitja në mal duke kënduar këngë ushtarake të kohës së luftës.

“Sot (e diel) nga orët e herëta të mëngjesit morëm rrugën për në Jezercën legjendare, së bashku me Çlirimtarin Petritin (Elmi Reçica) dhe shumë luftëtarë tjerë, na u bashkuan edhe djem e vajza dëshmorësh! Tri shkronjat që e pasqyrojnë shtetin tonë dhe pavarësinë tonë quhet UÇK! Vargjet që kanë kënduar në vitet e 98-ta luftëtarët, sot i rifreskuam dhe i këndova me plot ndjenja dhe emocione! Plot tregime e ngjarje na treguan secili që ka përjetuar diçka në këtë zonë. Ditë e mirë me njerëz të mirë në vend të mirë!”. Rrënoftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, shkruan Mozzik krahas videos.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?