Mozzik

Mozzik: Kam gjashtë vite larg lëndëve narkotike, ndihem shumë krenar për veten! Faleminderit Zot

13 Gusht 2023, 22:17| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 22:18

  • Share

Reperi kosovar, Mozzik shpesh ndan me ndjekësit e tij momente të ndryshme nga jeta e tij apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, reperi ka publikuar për ndjekësit në InstaStory një shkrim të sinqertë, ku ka rrëfyer dhe ka pranuar se ishte konsumator i lëndëve narkotike, duke shpjeguar se ka arritur të gjejë qetësinë dhe është larguar nga ky ves që prej 6 viteve.

“Kam gati gjashtë vite larg drogës në mos gaboj…është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem shumë krenar për veten! Sigurisht. Ishte një rrugë shumë e vështirë për mua…Isha shumë i dobët…rrethi…profesioni dhe gjithçka që lidhej me të…por ia dola, ia dola. Faleminderit Zotit” -ka shkruar reperi  në InstaStory.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?